Gjirokastër / Dalin emrat, ja kush janë burrë e grua që vdiqën nga zjarri në banesën e tyre

Gjirokastër / Dalin emrat, ja kush janë burrë e grua që vdiqën nga zjarri në banesën e tyre

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë sot në Dropull të Gjirokastër, ku burrë e grua u dogjën në banesën e tyre.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20 në fshatin Hllomo.

Ka dyshime që një shkëndije zjarri nga soba e drurit, të ketë rënë në një batanije, duke bërë që zjarri të përhapje në të gjithë shtëpinë e çiftit.

Për pasojë, kanë ndërruar jetë Fotini dhe Irakli Panajoti, të dy 84 vjeç. Zjarrfikësja bëri të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa policia po dokumenton të plotë ngjarjen.