Gjithë situata dramatike mes Alvisës dhe Hysenit qenka thjesht lojë? Ja ç’thotë ish-konkurrentja e Përputhen

Gjithë situata dramatike mes Alvisës dhe Hysenit qenka thjesht lojë? Ja ç’thotë ish-konkurrentja e Përputhen

Arlida Nezha e njohur si Tola ishte e ftuar së fundmi në “Abc e Pasdites”, ku sqaroi deklaratën e saj se “Alvisa është djall” dhe foli mbi ngjarjet e fundit që shokuan publikun.

“Unë nuk kam thënë për Alvisën që është djall, por për lojën që është bërë aty. Pjesa e fundit që po komentohet tani kaq shumë, unë mendoj se është lojë. Nga të dy apo dhe nga Alvisa. Tani nuk dijmë çfarë të besojmë.”, shpreh Tola për situatën e krijuar mes saj dhe konkurrentes së Përputhen.

Sa për konfliktin Hysen-Alvisa, Tola ka dyshimet e saj.

“Hyseni vërtetonte çdo gjë me fakte kundrejt Alvisën. Ndërkohë Alvisa pse nuk u kundërpërgjigj me argumente të sakta për të nxjerrë edhe veten e saj të larë?”

“Kërcënim deri tani unë nuk kam parë. Për pjesën e dhunës, unë e kryqëzoj Hysenin nëse e ka bërë. Unë pres nga Alvisa që mos të heshti më nëse kjo gjë është e vërtetë dhe të nxjerri provat. Alvisa e dashur, nxirr fakte dhe të gjithë ne do të mbështesim.”

E pyetur pse ka këtë mendim mbi Alvisën, Tola u shpreh: “Ajo ka marrë Bashkimin sepse ai është më i ndjekuri, e ka thënë vetë në program. Kjo a nuk është lojë?”