Grabitja si në filma në mes të rrugës,ja pamjet se si hajnat vodhën 450 mijë euro

Grabitja si në filma në mes të rrugës,ja pamjet se si hajnat vodhën 450 mijë euro

Ditën e djeshme, në grabitjen e armatosur në magjistralen Prishtinë Gjilan, janë vjedhur rreth 450 mijë euro, ka mësuar Paparaci nga burimet brenda organeve të drejtësisë.

Dje, Policia e Kosovës njoftoi se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave, ndërkaq, përderisa pritej që hetimet të vazhdonin nga Policia, më vonë gjatë ditës u gjet edhe vetura me të cilën dyshohet se ishte kryer sulmi.

Vetura u gjet e djegur në fshatin Parallovë të Komunës së Artanës.