“Hajde qofsha i xhenetit”/ U përfol se kishte pësuar aksident të rëndë, vjen reagimi nga Stresi (VIDEO)

“Hajde qofsha i xhenetit”/ U përfol se kishte pësuar aksident të rëndë, vjen reagimi nga Stresi (VIDEO)

Një video në të cilën pretendohet se ka pësuar aksident Stresi ka shqetësuar fansat e reperit. Videoja është bërë virale në TikTok dhe për rrjedhojë ka sjellë dhe reagimin e tij.

Personi që ka publikuar videon në fjalë në rrjetin social TikTok, ka shkruar krahas saj: “Momenti kur Stresi bën aksident tek tunelet e Salillarit, Astir. Akoma nuk dihet gjendja e reperit shqiptar”.

Reperi ka reaguar duke realizuar një duet me videon në fjalë, ku shihet se është shëndoshë e mirë. “Hajde qofsha i xhenetit”, ka shkruar me ironi reperi duke përgënjeshtruar kështu se aksidenti në fjalë ka të bëjë me të.