Hajdutët në Greqi vjedhin 10 mijë euro në vetëm 90 sekonda brenda furrës së bukës (Video)

Hajdutët në Greqi vjedhin 10 mijë euro në vetëm 90 sekonda brenda furrës së bukës (Video)

Në vetëm 90 sekonda, dy hajdutë në Greqi arritën që të vidhnin 10 mijë euro në një furrë buke. Kamerat e sigurisë (kliko këtu për të parë video) kanë kapur pamjet teksa dy hajdutët me maska ​​në fytyrë u futën brenda biznesit duke pretenduar se janë klientë.

Menjëherë nisen drejt objektivit përmes shkallëve që të çojnë në zyrat e biznesit. Dy hajdutët, të cilët me shumë gjasa kanë qenë në furrën e bukës në të kaluarën dhe e njihnin shumë mirë vendin, kanë thyer derën e zyrës dhe në 90 sekonda kanë vjedhur 10.000 euro.

Më pas dy hajdutët u larguan me qetësi nga godina për të mos ngjallur dyshime dhe u zhdukën në rrugicat e zonës. Disa muaj më parë, autorë të tjerë hynë në dyqan dhe grabitën punonjësen. Autoritetet besojnë se dy hajdutët kanë qenë të përfshirë në raste të ngjashme në të kaluarën./ Abcnews.al