HISTORIA/ Djali im humbi jetën dhe la një njollë të madhe blu mbi qilim: Pas 14 vjetësh kuptova se çfarë do të thotë kjo

Histori e një nëne që vështirë se do ta lë dikë indiferent.

Njolla blu

Mbrëmë kam pastruar tërë natën “sllajm” që vajza ime e solli nga diku. Ajo pastroi pjesën më të madhe të asaj rrëmujë ngjitëse, kurse unë pastroja pjesën që ishte ngjitur fort dhe ngadalë fillova të mërzitem. Dukej se ishte kudo. Dhe në atë moment, mu kujtua një situatë tjetër kur po pastroja një tjetër rrëmujë të madhe. Kjo ndodhi shumë vite më parë dhe kujtimet filluan të rrjedhin …

14 vjet më parë…

Koha e gjumit po afrohej. Ishim aq të afërt. Isha e rraskapitur, isha e përlyer dhe kisha vapë. Falë treshes dhe vëllait të tyre 4-vjeçar, këtu gjithnjë ishte zhurmshëm dhe zënë. Kisha shumë pak kohë për veten time dhe me siguri kaluan katër ditë që kisha bërë dush. Çdo moment të jetës time kujdesesha për nevojat e tyre dhe megjithëse isha plotësisht e rraskapitur, nuk do të doja që të ishte më ndryshe. Duart e mia ishin plot, por kështu ishte edhe zemra ime.