Historia e rrallë, u burgos për një “kanaçe”, që përgjonte edhe në ambasadën italiane në Tiranë

Ky qe shihni ne foto eshte Saimir Maloku, i cili u burgos nëntë vjet më 1976 pasi Sigurimi i vuri përgjues në shtëpi.

Me profesion inxhinier elektronik, ai ndërtoi një pajisje që e quajti “kanaçe” për të marrë sinjale UHF nga televizioni shtetëror italian RAI për ta parë në televizorin e tyre.

“Kanaçja hapi një dritare nga Perëndimi për shqiptarët. I bëja falas për shokët, por më vonë mësova se disa prej tyre më kishin denoncuar”, tregon Maloku. Sigurimi i vuri një pajisje dëgjimi në mur për të mbledhur fakte për të.

I njëjti model pajisjeje – dikur i vendosur edhe në shkopin e një fshese për të përgjuar në ambasadën italiane në Tiranë – është shfaqur edhe në një tjetër muzeum për veprimtarinë e ministrisë së brendshme në kohën e komunizmit.