Hoti: Në shtator rritet rreziku nga infektimi me koronavirus

Hoti: Në shtator rritet rreziku nga infektimi me koronavirus

Ndonëse Hoti tha se ditëve të fundit ka pasur rënie të rasteve të reja me COVID-19, (sëmundjen që e shkakton koronavirusi) situata mund të ndryshojë me kthimin e nxënësve në shkolla gjatë muajit shtator.

“Shtatori është shumë afër kur mijëra nxënës, prindërit e tyre dhe arsimtarët do të jenë në kontakt me njëri-tjetrin, duke e shtuar shumë rrezikun e infektimit”, ka shkruar Hoti.

Të dashur qytetarë,Ditëve të fundit, si rezultat i respektimit më të mirë të masave, numri i rasteve të reja me…

Gepostet von Avdullah Hoti am Samstag, 22. August 2020

Autoritetet kompetente në Kosovë ende nuk kanë vendosur lidhur me mënyrën se si do të nisë viti i ri shkollor.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës ka prezantuar një plan se si do të nisë viti i ri shkollor, por i cili megjithatë pret miratimin edhe të ekzekutivit.

Aty është paraparë që viti i ri shkollor të nisë në tri faza – më datë 1 shtator, 7 shtator dhe grupi tjetër më 10 shtator.