Hyrje të reja në Big Brother VIP, Arbana Osmani tregon se çfarë do ndodhë nesër

Hyrje të reja në Big Brother VIP, Arbana Osmani tregon se çfarë do ndodhë nesër

BB VIP – Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, përmes postimeve në “Instastory” ka zbuluar se çfarë surprizash do të ndodhin gjatë spektaklit të ditës së nesërme të “Big Brother VIP”.

Teksa filmon stafin e saj, Arbana pyet gazetaren se “çfarë do të ketë nesër” dhe gazetarja përgjigjet: “Nesër surprizë. Dy hyrje të reja, apo nuk duhet t’i themi?”.

“Sapo i tha”, ia pret tjetra, ndërsa dëgjohet të thuhet se janë “dy super çuna”. Madje njëra gazetare duke qeshur thotë: “Thuaj se janë nga Kosova e mos të na ndjekin nesër fare”.

Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim spektaklin e së premtes për të parë se çfarë surprizash ka rezervuar “Vëllai i Madh” për publikun dhe banorët.