I drejtoi lazerin helikopterit të policisë, dënohet me 6 muaj 39-vjeçari: Kujtova se ishte UFO!

Një 39-vjeçar që drejtoi lazerin në një helikopter të policisë që ishte duke kryer një kërkim për një person të zhdukur, është burgosur. Benjamin Fort, 39 vjeç, verboi përkohësisht pilotin pasi drejtoi rrezen në kabinën e helikopterit në një ‘mënyrë të zgjatur dhe të qëllimshme’, deklaroi Gjykata e Bradford Crown.

Fort pretendoi se po përdorte rreze për të gjuajtur lepuj por më parë i kishte thënë gjykatës se e dinte që po e drejtonte lazerin në një UFO. Piloti rimori veten dhe ishte në gjendje të ulte në mënyrë të sigurt helikopterin. Policia më vonë e lokalizoi Fortin në banesën e tij në Keighley, West Yorks, ku ai u arrestua dhe lazeri i tij u gjet.

Burimi: DailyMail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA