I riu bën dush tek shatërvani në sheshin ‘Skënderbej’, fshihet me peshqir dhe me pas…(Video)

Të gjithë kemi parë fëmijë që lahen në shatërvanet tek sheshi “Skënderbej”. Por është paksa më e pazakontë të shohim të rritur që bëjnë dush për shtatë palë qejfe në mes të sheshit.

Në një video të publikuar nga Ora News shihet një djalë që lan pantallonat e shkurtra dhe më pas lahet edhe vetë e në fund hedh një peshqir shpatullave.

Videoja është marrë mëngjesin e sotëm ndërsa i riu nuk duket se shqetësohet nga shikimet e kalimtarëve por përfundon deri në fund “dushin”.

Qytetarë e pranishëm treguan se djali fillimisht i bëri një dush vetes, më tej lau pantallonat. I shtrydhi dhe i veshi. Vuri dhe maskën, u fshi me peshqir dhe vijoi rrugën.