Igli Zarkes i ndryshon jeta! Ja se cfare do te beje pas daljes nga Big Brother (Foto)

Igli Zarkes i ndryshon jeta! Ja se cfare do te beje pas daljes nga Big Brother (Foto)

Nuk zgjati më shumë se një javë aventura e Igli Zarkës në “Big Brother VIP”. Aktori u largua papritur nga shtëpia dhe shkak është bërë një gjendje e rënduar shëndetësore,

e cila kërkoi shërbim të menjëhershëm spitalor. Gjatë këtyre ditëve ai nuk është shfaqur as në “Fan Club” e as gjatë spektaklit të së martës teksa mbetet për tu parë nëse do jetë sot në studio.

Sakaq, aktori i njohur së fundmi është pikasur në mjediset e Tv Klan.

Fotot e siguruara nga revistawho.com, tregojnë Iglin në oborrin e televizionit teksa në rrjet kanë nisur aludimet nëse ai është bërë pjesë e ndonjë projekti të Tv Klan.

Por, vlen të theksohet se ai thjesht mund të ketë qenë i ftuar në ndonjë emision.

Tani i mbetet atij të na e shuajë kureshtjen se çfarë do t’i ofrojë publikut.