Injoruan urdhrin për t’u zgjuar/ “Vëllai i Madh” dënon banorët

Injoruan urdhrin për t’u zgjuar/ “Vëllai i Madh” dënon banorët

Banorët e “Big Brother Vip” janë përballur ditën e sotme me një dënim aspak të këndshëm kundrejt tyre dhe shkak për këtë është bërë orari i vonë i zgjimit në mëngjes.

Banorët ishin paralajmëruar disa herë se duhet të zgjoheshin menjëherë pasi të binte gongu dhe në shtëpi të ndizeshin dritat, por duke marrë parasysh se kjo kërkesë nuk është respektuar, ‘’Vëllai i Madh’’ ka ndërmarrëkëtë masë ndëshkuese.

Bëhet me dije se të gjithë banorët do të qëndrojnë për një afat të pacaktuar në “Dhomën e Dënimit”, si një mënyrë ndërgjegjësimi e reflektimi./CNA.al