“Ishte fëmijë i shkëlqyer”, flet drejtoresha e shkollës së Mateos: Jemi shumë të tronditur

“Ishte fëmijë i shkëlqyer”, flet drejtoresha e shkollës së Mateos: Jemi shumë të tronditur

Mateo Vasiu, 8-vjeçari i cili u vra në mënyrë mizore nga Klodian Çalamani ishte në klasën e tretë dhe sot duhet të ishte në shkollë bashkë me shokët dhe shoqet. Rezarta Alibeaj, drejtoresha e shkollës 9-vjeçare ku mësonte 8-vjeçari është shprehur e tronditur për ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Gracalli. Duke folur për mediat ajo tha se të gjithë janë të tronditur nga kjo ngjarje dhe shtoi se Mateo ishte një fëmijë i shkëlqyer.

Një ngjarje e rëndë, një ngjarje që ka tronditur të gjithëve. I shprehim ngushëllimet familjes për humbjen e engjëllit të tyre. Ju lutem na mirëkuptoni. Mateo ishte në klasën e tretë, ishte një fëmijë i shkëlqyer.