Iva Tiço befason me deklaratën: Semi ka qenë dikur e lidhur me ish-të dashurin e Bora Zemanit

Iva Tiço befason me deklaratën: Semi ka qenë dikur e lidhur me ish-të dashurin e Bora Zemanit

Shoqja e ngushtë e Bora Zemanit, Semi Jaupaj, dhe ish i dashuri i moderatores, aktori Donald Veshaj, kanë qenë në vëmendje të të gjithëve prej dy javësh për shkak të afrimitetit të tepruar. Ndjekësit kanë kritikuar pafund Semin dhe e kanë etiketuar si “shoqe me t’futme”.

Në “Big Brother VIP Fan Club” është komentuar së fundmi raporti mes tyre, ku Iva Tiço ka thënë se në dijeni të saj, Semi është lidhur dhe më parë me një ish-të dashur të Borës.

“Mesa di unë si gazetare, në të shkuarën ato kanë patur diçka të tillë, se nuk dua të bëj thashetheme, por kanë pasur një histori në të kalurën, në adoleshencë, një trekëndësh të ngjashëm, shumë kohë më parë, kur Semi është lidhur me ish-in e Borës, në dijeninë time”- ka treguar ajo.