Ja si qepen vajzat shqiptare për emigrantët/ Me kaq lek bëhen prapë të vi rgjëra

Emisioni investigativ ‘BOOM’në RTV Ora News ka trajtuar një temë të mprehtë sociale, që e ka kthyer shoqërinë shqiptare qindra vite pas.

Me kthimin e emigrantëve për festat e fundvitit shtohet edhe numri i vajzave që i drejtohen spit aleve private dhe shtetërore për tu ‘rivirgjëruar’.

Edhe pse duhet të paguajnë rreth 1000 euro për këtë shërbim, ia vlen barra qiranë duke pasur parasysh faktin që kjo ndërhyrje do ti japë mundësi vajzave për të kaluar një jetë të qetë bashkëshortore.

Në materninetin shtetëror realizojnë ndërhyrjen, por kërkojnë besim

Mjekja – Goca si jeni?

Vajza- Mirë.

Mjekja – Si i keni punët?

Vajza- Mirë.

Mjekja – Pse keni ardhur në maternitet? Çfarë shqetësimi keni?

Vajza- Dua të realizoj një qepje.

Mjekja – O shpirti i vogël. Sa vjeç je?

Vajza- 21.

Mjekja –Kush të ka thënë që vihet në maternitet kaq lirshëm për të realizuar një qepje.

Vajza- Më kanë thënë disa persona që..

Mjekja – Që bëhet qepja në maternitet?

Vajza- Po.

Mjekja – Qepja në vetëvete nuk është një procedurë që lejohet, por nuk është dhe procedure që ndalohet.

Vajza- Ne na tha një vajzë që e kishte realizuar këtu dhe pastaj është martuar në Angli.

Mjekja – Ëhëë. Po ku e ka realizuar ajo, tha se ku?

Vajza- Po këtu tha që e ka realizuar.

Mjekja –Po kush e ka bërë?

Vajza- Tha që e kam bërë.

Mjekja – Ka ndonjë motiv që e kërkon qepjen, ne themi qepjen e himenit? Po flasim hapur, nuk është se në eksperiencat tona të përditshme nuk kemi bërë intervente të tilla mikrokirurgjikale. Nuk është ndonjë hata e madhe.Të vetmen rezervë që kam unë është raporti i besimit. Duhet të kemi një lidhje të fortë besueshmërie që unë të marr përsipër të bëj një ndërhyrje të tillë për të cilën e gjej dhe bazën ligjore.

Vajza-Për shërbimin gjinekologjik jemi të interesuar. A bëni qepje, rikthim virgjërie?

Recepsioni-Himeno plastic. Po bëjme, unë mund t’ju ndihmoj me një konsultë me një nga mjekët. Më pas se çfarë lloj është dhe çfarë kosto ka e merni informacionin më pas, pasi mjeku të nxjerri një kod. Por kryhet, në spi talin tonë kryhet.

Vajza- Afërsisht pagesa sa varjon?

Recepsioni- Varion 300 deri në 1200 euro,varet se çfarë grade është.

Mjeku- Çfarë problemi ke?Pse keni ardhur sot?

Vajza – Doktor ne deshëm të pyesim për një ndërhyrje, për virgjërine. Fol më mire ti, se kjo do të martohet në dhjetor.

Mjeku-Mi thuaj të gjitha pa merak.

Vajza -Kam dëgjuar që realizohet?

Mjeku- Realizohet dhe realizohet në perfeksion. Mos u bëj merak për atë.

Vajza -Për këtë kam ardhur, dua të pyes të marr informacion si funksionon?

Mjeku- Është një ndërhyrje që zgjat pak minuta, maksimumi 15 minuta me anestezi minimale, do flesh 10 minuta gjumë edhe kaq.

Vajza -Ok, kaq.

Mjeku-Bëhet ndërhyrja, rekomandohet dy muaj të mos kryesh marrëdhënie, po të paktën më pak se një muaj jo. Që të rekuperohen të gjitha indet aty dhe të shkojë gjithçka në gjenezë.

Vajza- Dhe një pyetje popullore të bëj, se këto shqiptarët e duan gjakun te çarçafi. Arrin të ketë dhe pak gjakderdhje pas..

Mjeku- Normalisht që ka gjakderdhje, sepse do hapet prapë himeni.

Vajza-Ok.