Jepet alarmi..KOVID-19 nuk njeh moshë, ua merr jetën edhe të rinjve

Në fillim të pandemisë filluan diskutimet nëse coronavirusi COVID-19 infekton apo nëse ky infeksion ka ndikim edhe tek të rinjtë. Sipas rasteve të infeksionit e vërteta del se COVID-19 nuk njeh moshë.Si pasojë e infeksionit me coronavirus sot ka vdekur një 38 vjeçar nga komuna e Prishtinës, COVID-19 gjithashtu mori jetën edhe të një 48 vjeçari nga Ferizaj.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (76, 54, 38 vjeç), Rahovec 2 raste (74, 67 vjeç), Ferizaj 1 rast (48 vjeç), Gjilan 1 rast (82 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Klinë 1 rast (65 vjeç), Skenderaj 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (54 vjeç)”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Në fillim të pandemisë filluan diskutimet nëse coronavirusi COVID-19 infekton apo nëse ky infeksion ka ndikim edhe tek të rinjtë. Sipas rasteve të infeksionit e vërteta del se COVID-19 nuk njeh moshë.Si pasojë e infeksionit me coronavirus sot ka vdekur një 38 vjeçar nga komuna e Prishtinës, COVID-19 gjithashtu mori jetën edhe të një 48 vjeçari nga Ferizaj.“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (76, 54, 38 vjeç), Rahovec 2 raste (74, 67 vjeç), Ferizaj 1 rast (48 vjeç), Gjilan 1 rast (82 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Klinë 1 rast (65 vjeç), Skenderaj 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (54 vjeç)”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.Me vdekje përfundoi edhe 42 vjeçar, vdekja e të cilit është bërë publike dje nga IKShPK.

Deri më tani në Kosovë kanë vdekur 833 qytetarë si pasoj e infeksionit. Në Kosovë sot u shënuan edhe 688 raste të reja me coronavirus.Pandemia e coronavirusit ka filluar të vështërsoj punën nëpër Institucionet shëndetësore në vend, madje Kosova është duke u ballafaquar edhe me mungesë të mjekëve, ku aktualisht 20% e mjekëve janë të infektuar me COVID-19.