Jepet lajmi me pikëllim të thellë: Koronavirusi i merr jetën djalit të politikanit shqiptar

Koronavirusi vijon të marr jetë, teksa nga Kosova vjen lajmi i hidhur se ka ndërruar jetë dhe djali i ish deputetit të ndjerë Nimon Alimusaj.

Ka qenë kreu i Deccanit, Bashkim Ramosaj që ka bërë të ditur ljamin e hidhur, përmes një postimi në facebook, ku i shpreh edhe ngushëllimet e sinqerta familjes.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendasit tonë Xhavit Alimusaj nga Strellci (djali i veprimtarit dhe ish-deputetit Nimon Alimusaj) i cili humbi jetën në përballje me virusin COVID-19. Ju lutem kujdesuni për shëndetin tuaj e respektoni udhëzimet, sepse tani nuk është koha për mosbindje. Ngushëllime të sinqerta familjes”, ka shkruar Ramosaj.