Ka qenë edhe më parë në ‘BB’ dhe ka bërë super lojë, zbulohet emri i njohur që do të hyjë sot në ‘BBV’

Ka qenë edhe më parë në ‘BB’ dhe ka bërë super lojë, zbulohet emri i njohur që do të hyjë sot në ‘BBV’

Dje, në një video në Instagram, Arbana Osmani dhe Sara Hoxha zbuluan se sonte një tjetër personazh do t’i bashkohet shtëpisë së “Big Brother VIP”. Dy vajzat konfirmuan se këtë herë, pas hyrjes së tre vajzave, personazhi i radhës do të jetë djalë.

Ndërkohë, Kryefjala.com, ka zbuluar se banori më i ri i shtëpisë do të jetë një ish-konkurrent i “Big Brother”, Olsi Mingomataj, ose siç në të gjithë e njohim “Olsi i Noçes”. Ai ka qenë pjesë e edicionit të parë, ku bashkë më Najadën, ishin të parët që nisën një histori dashurie në “Big Brother”, lidhje që përfundoi pas daljes nga shtëpia.

Olsi ka treguar se aktualisht i është përkushtuar biznesit, por duket se nuk i ka thënë dot jo “rikthimit” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, këtë herë si “VIP”.

Sakaq, ai është i pari ish-konkurrent i “Big Brother” që do të bëhet pjesë e këtij edicioni, megjithatë duke kujtuar Olsin e para shumë viteve, pritet që ai të jetë një personazh që do të shkaktojë “zhurmë” e dinamika në shtëpi. /News31