“Kam vendosur ta bëj publike dhe ta them…”. U lidh me Donaldin, ja ç’i thotë sot ish-burri Bora Zemanit

“Kam vendosur ta bëj publike dhe ta them…”. U lidh me Donaldin, ja ç’i thotë sot ish-burri Bora Zemanit

Vin Veli ka qenë i ftuari i radhës i emisionit “Glamour”. I pyetur nga gazetarja nëse është në një histori dashurie, Vin Veli ka mësuar nga gabimet e së shkuarës, dhe duket se bashkëjetesa e gjatë me Bora Zemanin, e ka bërë të ndërrojë mendim për disa gjëra.

“Kam vendosur ta bëj publike dhe të them diçka për jetën time private kur të martohem. Më mirë ta them ditën e martesës se pjesa e zemrës ka dhe pjesë të tjera brenda. Duhet të plotësohet, nuk mjafton vetëm që një njeri ta kesh në zemër, duhet që të plotësojë edhe disa gjëra që mund të përshtaten ty. Nuk mjafton vetëm zemra,”- është shprehur Vin Veli për Glamour.

Tre vite më parë Bora Zemani dhe Vin Veli i dhanë fund marrëdhënies së tyre, pas një bashkëjetese të gjatë. Ata janë prindër të një djali, dhe tashmë moderatorja Zemani duket se e ka rigjetur dashurinë, pasi prej kohësh është në një lidhje me aktorin e humorit, Donald Veshaj. Vin Veli ka preferuar ta mbajë larg publikut jetën e tij private, edhe pse shpesh publiku kuriozohet për të.