“Ke në program ish-nusen”, Mevlani ka dy fjalë për Antonelën tani që ka hyrë në ‘BBV’

“Ke në program ish-nusen”, Mevlani ka dy fjalë për Antonelën tani që ka hyrë në ‘BBV’

Gjatë ditës së sotme ka qenë i ftuar në “Big Brother Vip FunClub” ish konkurenti i “Përputhen”, Mevlani për të komentuar praninë e Antonelës në programin e “Vëllait të Madh”. Moderatorja e “Fun Club”, Dojna e ka pyetur me shaka duke u shprehur : Mevlan ke ish-nusen në shtëpi”. Pas të qeshurave Mavlani është shprehur se Antonela është tip impulsive dhe nuk e di sa e ka e ka menduar hyrjen e saj në një program të tillë.

“Antonela është pak tip impulsive dhe nuk e di sa e ka menduar. Për lojë, është personi i duhur. E pranoj këtë”, është shprehur Mevlani. Ndër të tjera ai ka treguar se ata nuk flasin më bashkë dhe e gjitha për shkak të një xhelozie nga ana e Antonelës për Ledjanën. Ai ka treguar se Antonela e zbuloi se ai kishte bërë një takim më Ledjanën dhe pas asaj dite nuk kanë folur më.

“Ne nuk flasim bashkë. Jemi zënë me Anonelës sepse kam qenë në një takim më Ledjanën. Ajo nuk e priti mirë, edhe më telefonoi dhe që atëhere nuk flasim”, është shprehur Mevlani. Ai ishte mbrëmjen e djeshme në “Përputhen Prime” ku këndoi versionin e ri të këngës që i kishte dedikuar dikur Ledjanës. Megjithatë, Borës dhe Arjanit iu duk se dëgjuan emrin e ish-konkurrentes në këngë dhe se teksti nuk kishte shumë ndryshime.I ndjerë në siklet, Mevlani tha se ndonëse disa fjalë janë të njëjta, muzika është komplet tjetër.