Kejvina Kthella nuk e pret mirë hyrjen e re në Big Brother, dikur kanë bërë sherr bashkë

Kejvina Kthella nuk e pret mirë hyrjen e re në Big Brother, dikur kanë bërë sherr bashkë

Dy vite më parë burime për “Iconstyle.al” treguan për një sherr midis tre vajzave të njohura, Einxhel Shkira, Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi.

Motivet e sherrit u zbuluan më vonë dhe çështja shkoi deri në polici. Einxhel denoncoi Kejvinën dhe Oriolën, pasi patën një konflikt pranë shtëpisë së saj. U tha se dy modelet Kejvina Kthjella dhe Oriola Marashi ishin konfliktuar fizikisht me Einxhelin.

Gjithë historia nisi pas disa batuave që Shkria bëri për modelen Kejvina Kthella pasi kjo e fundit kishte fituar çmimin e javës tek “Dance with me”. Ishin modelet Marashi dhe Kthella ato që shkuan poshtë shtëpisë së moderatores për ta “sqaruar”, por debati degradoi në sherr fizik.

E kontaktuar nga Anabel.al, Einxhel Shkira konfirmoi ngjarjen dhe theksoi se debati ishte vetëm mes saj dhe Kejvinës. Oriola thjesht kishte ardhur si “mbështetje” për shoqen e saj.

“Unë u gjenda e papërgatitur, pasi zbrita për të takuar pa asnjë paramendim, Kejvinën me të cilën kemi prej kohësh një marrëdhënie shoqërore të rregullt në distancë. Atje u përballa menjëherë me një sulm fjalësh dhe kërcënimesh. Isha një kundër dy dhe në debat e sipër, gjaknxehtësia bën të vetën,” tha Shkira.

Ashtu siç vihet re herë pas here nga kunjat e vajzave për njëra-tjetrën, duket se sherri vazhdon në distancë dhe akoma nuk është shuar. Këtë gjë na e vërtetoi Kejvina së fundmi.

Ajo ka bërë mbrëmjen e djeshme një reagim mbi “Big Brother VIP” menjëherë pas hyrjes së Einxhel në këtë “reality shoë”.

“Po keto te Big Brother Vip janë këtu për shoë apo për luftë”, shkroi Kejvina.

E penduar pse e pa spektaklin Kejvina shkroi në “Instagram”:

“Zot te lutem me rikthe mbrapsht kto dy ore te jetes time qe i humba duke pare Big Brother Vip”.