Kërcënohet Albin Kurti, Njësia Speciale e ruan shtëpinë e tij (FOTO)

Kërcënohet Albin Kurti, Njësia Speciale e ruan shtëpinë e tij (FOTO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë kërcënime.Burime të KALLXO.com thonë se për shkak të kërcënimit janë forcuar masat e sigurisë për shefin e Qeverisë.
Në mesin e këtyre masave të sigurisë është edhe dërgimi i Njësisë Speciale te shtëpia ku banon kryeministri.

Lidhur me këtë çështje, KALLXO.com ka dërguar pyetje në Zyrën e Kryeministrit dhe në Polici dhe është në pritje të një përgjigjeje.

KALLXO.com ka siguruar foto ku shihet prania edhe e Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Policisë te shtëpia e kryeministrit Kurti.