Kërcente me lekë për të kënaqur burrat, vajza shqiptare: Jemi pa punë nuk jemi mësuar me rroga 200 ose 300 mijë

Kërcente me lekë për të kënaqur burrat, vajza shqiptare: Jemi pa punë nuk jemi mësuar me rroga 200 ose 300 mijë

Për “Shqipëria Live” ka dhënë intervistë një vajzë e cila prej më shumë se një viti është e papunë për shkak se lokali ku punonte është mbyllur. Ajo shprehet se është vështirë të gjej një punë tjetër, pasi edhe rroga është e vogël.

“Sapo rastet e para u shfaqen në Shqipëri, po l icia erdhi e tha se duhej të mbyllet. Puna mbetet një motiv i përditshëm. Përderisa njerëzit nuk po na pranojnë në punë, është vështirë të gjesh një punë. Është puna e tillë që nuk jemi mësuar me 200-300 mijë lek pagë. Kemi mjaftueshëm rrogë”, tha Xhesi.

“Patjetër që ka mënyra për të hapur lokalet, me protokolle higjiene. Na konsiderojnë dele të zezë, kemi kushte për të respektuar rregullat. Lokalet e tjera janë të hapura, supermarketet e mbushura plot. Lokali jonë është shumë i madh dhe nuk është fare problem që të hapet”, shtoi ajo.