Kërkesë e drejtë e Deputetës së VV-së për studentët

Kërkesë e drejtë e Deputetës së VV-së për studentët

Deputetja e VV-së, Fjolla Ujkani në fjalën e saj gjatë seancës së sotme ka kërkuar që të lirohet semestri për të gjithë studentët.

Ajo thotë se studentët ndodhen pa orientimin e duhur nga Ministria e Arsimit dhe Qeveria, se kur dhe si do të fillojnë studimet, por gjendja e rëndë sociale ka prekur edhe kapacitetin për të financuar studimet, shkruan Indeksonline.
Ujkani bën thirrje që të mos shpërfillen studentet, dhe të gjendet një zgjidhje që mundëson lirimin e tyre nga pagesa e semestrit.

“Padyshim që gjendja ka prekur dhe ka goditur shumë qytetarë, por unë do të adresoj vetëm një kategori që është prekur në shumë aspekte.

Janë studentët, të cilët jo vetëm se ndodhën pa orientimin e duhur nga Ministria e Arsimit dhe Qeveria, se kur dhe si do të fillojnë studimet, por gjendja e rëndë sociale ka prekur edhe kapacitetin për të financuar studimet.

Një problem konkret dhe real janë edhe studentët, jemi në prag të fillimit të vitit të ri akademik 2020-2021 me pandeminë në sfond, studentët gjenden në kushte të vështira financiare dhe kjo ua vështirëson pagesën e semestrit.

Kurse, në vend që Qeveria t’ju dalë në ndihmë studentëve, e t’i lirojë nga pagesa e semestrit, po preket fondi pensional.

Pako për rimëkëmbje nuk parasheh kurrëfarë mase për studentët, jemi në gjendje emergjente dhe kjo ndikon të studentët, për të mbuluar studimet e tyre.

Studentët nuk duhet të shpërfillen, duhet të gjendet një zgjidhje që mundëson lirimin e tyre nga pagesa e semestrit”.

Qeveria Hoti nuk e ka seriozitetin e as dijen që t’iu bëjë zgjidhje qytetarëve në kohë pandemie, e cila po shoqërohet edhe me krizë ekonomike.Një problem konkret dhe real, janë edhe STUDENTËT. Ata gjenden në kushte të vështira financiare dhe kjo ua vështirëson pagesën e semestrit.Andaj, duhet të gjendet një zgjidhje që mundëson lirimin e tyre nga pagesa e semestrit.

Gepostet von Fjolla N. Ujkani am Freitag, 14. August 2020