Kjo është 22-vjeçarja shqiptare që i rriti flokët e saj për t’i dhuruar për të bërë paruke për fëmijët me kan cer: Ata duhet të qeshin!

Flaka Ramadani është një vajzë 22 vjeçare nga Komuna e Ferizajt, e cila dy herë rradhazi ka rritur flokët e saj me një qëllim të vetëm, t’i dhurojë për parukat e paci entëve me ka ncer, të cilëve pas terapive të rënda që marrin u bien flokët.

Ajo këtë gjë e bën me shumë dëshirë, dhe shkurtimi i flokëve aspak nuk e zbeh bukurinë e saj, e cila në fakt i buron nga zemra, e që me këto vepra te njeriu dallohet shumë lehtë

Flaka ka rrëfyer këtë eksperiencë siç thotë edhe vetë ajo shumë të bukur, edhe pse brenda vetes ndihet keq për shëndetin e këtyre personoave, por kaq mund të bëj për ta dhe atë e bën me shumë qejf e vullnet.

“Flokët kam filluar t’i rrisë gjatë kohës sa isha në shkollë të mesme, do të thotë rreth vitit 2014 kur qe organizuar një ngjarje për dhurimin e flokëve për fëmijët në lu ftë me kan cerin. Atëherë nuk e kisha gjatësinë e nevojshme dhe nuk mund t’i dhuroja, dhe që nga ajo kohë vendosa t’i rrisë dhe të jap kontributin tim edhe unë”, thotë Flaka.

Që nga viti 2014 deri në vitin 2019 ajo nuk i kishte prerë flokët më, derisa gjatësia e tyre kishte arritur në 50 cm, edhe pse për t’i dorëzuar për pacientët me kan ceri mjaftonte gjatësia e flokëve vetëm 30 cm.