Kjo është villa e bukur “Madhështore” e Shyhrete Behlulit në Brezovicë (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shyhrete Behluli, mundohet që vikendeve të jetë sa më afër familjes e sidomos tani gjatë periudhës së pandemisë kur dasmat e koncertet është e pamundur për tu mbajtur.
Këtë vikend ajo zgjodhi ta kaloj në Brezovicë atje ku edhe ka vilë private.
Me ndjekësit në Instagram e ka ndarë një foto ku tregon pak nga vila e saj atje. Në imazhin e postuar shihet një ambient i ngrohtë me zjarr të ndezur.

Këngëtarja Shyhrete Behluli pavarësisht virusit Covid-19 nuk po ndalet së punuari për projekte të reja muzikore.

Kënga e saj e fundit është në bashkëpunim me artistin turk, Sinan Akçıl.

“Jam shqiptar”, u pëlqye shumë nga publiku.