Kjo video po bën xhiron e botës/ Mjekët kërcejnë dhe japin mesazhin e madh: Covid-19 do kaloj, do jemi të gjithë mirë ne jemi këtu për ju

Përditë po përballemi me Covid-19. Ata që janë janë duke u përballur më shumë janë mjekët. Tani të gjithë e kanë kuptuar se sa të rëndësishëm janë mjekët dhe infermierët.

Klinika St. Barbara në Hamm po përpiqet të japë një shembull me energji pozitive. Mjekët dhe infermierët kanë shpërndarë një video, ku shfaqen duke kërcyer për t’u dhënë të gjithëve mesazhin se gjithçka do të kaloj dhe se do të jetë si më parë.

Në faqen e klinikës ku është shpërndarë kjo video për herë të parë shkruhet:

“Gjysma e botës është duke kërcyer dhe NE jemi gjithashtu! Jemi të lumtur që vazhdojmë t’u shërbejmë dhe ju themi se çdo gjë do të jetë shumë mirë së shpejti. Ne do të dëshironim të themi FALEMINDERIT. FALEMINDERIT për solidaritetin dhe frymën e ekipit, gëzimin në punë dhe bashkëpunimin. Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për të gjithë ju “.

Videoja është bërë virale dhe është shpërndarë nga shumë persona në mbarë botën