Kurti takon të mbijetuarit nga aksidenti në spitalin e Slavonski Brod

Një aksident i tmerrshëm me autobus në të cilin dhjetë pasagjerë u vranë dhe pothuajse 50 u plagosën të dielën në mëngjes afër Slavonski Brod, tronditi Kroacinë dhe Kosovën. Siç dihet tashmë, qytetarët e Kosovës ishin në autobus, duke u kthyer nga Gjermania në vendlindjen e tyre për pushime.

Mediumi kroat, Direktno.hr, ka treguar foto të vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe homologut të tij kroat, Andrej Plenkovic, nga brenda spitalit.

Së bashku me kryeministrin kroat Andrej Plenković, ata fillimisht vizituan të lënduarit dhe të plagosurit rëndë në spitalin kryesor dhe më pas u drejtuan për në Antonio Pension, i cili strehon pasagjerë që nuk kishin nevojë për ndihmë mjekësore.

Kurti njoftoi se do të ketë një ditë zie në Kosovë të hënën dhe Plenković vuri në dukje në disa raste se Kroacia do të bëjë gjithçka për të ndihmuar viktimat në këtë tragjedi të tmerrshme.

Kurti ka falënderuar kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq dhe stafin mjekësor të spitalit që kanë trajtuar të lënduarit në aksident. Ai po ashtu ka shprehur ngushëllime për familjarët e atyre që humbën jetën në aksident.

Policia kroate ka lëshuar ​​një deklaratë duke detajuar rrethanat e aksidentit tragjik me autobus në autostradën afër qytetit Slavonski Brod. Policia kroate tha se në orën 6:19 të mëngjesit të sotëm pranoi raportin e aksidentit në autostradën A3 Bregana-Lipovac, në korsinë jugore, afër qytetit Slavonski Brod. Në deklaratën e Policisë është përshkruar se si autobusi me 67 pasagjerë dhe dy shoferë, doli nga autostrada.

Bashkë me Kurtin janë edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe shefi kabinetit të Vjosa Osmanit, Blerim Vela. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të hënën ditë zie, për shkak të këtij aksidenti i cili ua mori jetën 10 personave, kryesisht mërmitarë që po vinin nga Gjermania për pushime në Kosovë.