Kush është balerina nga Tirana që u nxorr e pajetë nën rrënojat e hotelit ‘Miramare’ në Durrës (Video)

Mes viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë është edhe Evi Kardashi, e cila ishte balerinë në hotelin ‘Mira Mare’ që u shemb totalisht nga lëkundjes sizmike të mëngjesit.

Ajo mbeti brenda hotelit dhe u gjet pas disa orëve kërkime e vdekur nën rrënoja. Evi, ishte nga Tirana dhe banonte në zonën e “Astirit” në kryeqytet, ndërsa siç thanë dëshmitarët, asaj i ishte shembur banesa nga projekti i “Unazës së Re” ja dhe video e keni me poshte: