Kush është i dashuri misterioz i Bleona Qeretit?

Kush është i dashuri misterioz i Bleona Qeretit?

Këngëtarja Bleona Qereti ka tërhequr vëmendjen pasi po diskutohet se ka nisur një romancë të re dashurie.

Kjo gjë u la të nënkuptohej nga moderatori Eni Shehu gjatë emisionit ‘Pikë’ ku foli për eksperiencën në Love Story Talk, ku komentoi edhe mbi Bleonën e cila merr pjesë si opinioniste.

“Shumë pak dimë për të dhe kur erdhi në program na kujtoi që jetën private e ka mbajtur përherë larg medias. Por dikë e ka. E kam nuhatur në prapaskena që ka diçka”, tha ai.