Ky eshte Albini miq! Ia ben 8 me 2 Isa Mustafes, Hotin, Haradinajt, Thaçit dhe Veselit

Ky eshte Albini miq! Ia ben 8 me 2 Isa Mustafes, Hotin, Haradinajt, Thaçit dhe Veselit

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti përmes një statusi në Facebook u ka çuar mesazh edhe partive tjera politike.

Ai ka shkruar se së bashku me Vjosa Osmanin kanë vota sa dysfishi i gjithë të tjerëve, raporton Gazeta Blic.“Mes tre udhëheqësve të institucioneve në Kosovë veç njëra është zgjedhur legjitimisht, e mes pesë kryetarëve të partive, veç njëri i ka fituar zgjedhjet. Një panel i tillë, me këtë pjesëmarrje, ka efektin paradoksal që personat legjitimë i nxjerr në pakicë. Të dy bashkë, unë dhe kryeparlamentarja, kemi mbështetje qytetare sa dyfishi i gjithë të tjerëve marrë së bashku”, ka shkruar ai.