Ky fjalim i Albin Kurtit, në Kuvendin e Kosovës, do të mbahet mend gjatë

Ky fjalim i Albin Kurtit, në Kuvendin e Kosovës, do të mbahet mend gjatë

Kushdo që ka luftu, kushdo që ka rezistu, kushdo që ka mbajt burg, kushdo që ka qenë viktimë, ka qenë për këtë vend bre, s’ka qenë për një vend të huaj. Normal është me qenë për vendin tënd.

Është gjëja më normale, prandaj nuk bën edhe me ja tepru fort se për vendin tënd ka qenë… Se po del që nuk e ke dashur shumë vendin tënd, e tash po e don një lloje shpërblimi meqenëse paske luftu për vendin tënd.
Është gabim kjo qasje, fëmijët me i m’su me këtë qasje është gabim, edhe brezat e ri është shumeë gabim me i m’su me këtë qasje, Angazhimin për komb dhe për këtë vend e kemi borxh, e kemi obligim.
E kjo qasje e gabuar që e keni pas ju, na ka sjellë në situatën ku luftëtari të shpërblehet, me naj shpi në Marigonë, me naj biznis, me naj terminal doganor, me naj kompani, me do hektarë tokë bujqësore që i shndërron në motele apo autostradë… E kjo është gabim!

Prandaj jemi në këtë pikë ku jemi.
Më falni por kjo është logjikë mercenari. Mercenari shkon në luftë edhe paguhet, kurse kjo po i bjen që duhet me marrë vet se nuk ka kush të paguan.
Luftëtari i vërtetë është ai që nuk merr asgjeë pas lufte! Edhe qesi janë shumica dërmuese, 99%.