Lajm i mrekullueshëm: Foshnja shqiptare vetëm 12 ditëshe shpëton, ja çfarë bën mjekët për të

Lajm i mrekullueshëm: Foshnja shqiptare vetëm 12 ditëshe shpëton, ja çfarë bën mjekët për të

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë në faqen e saj në Facebook lajmin e mirë për një ndërhy rje me sukses tek një bebe 12 ditësh.

COVID-19/ Manastirliu: Stafet mjekësore dhe pacientët me terapi mjekimi përjashtohen nga ndalimi i qarkullimit – Ministria e Shëndetësisë.

Manastirliu shkruan se ndë rhyrja delikate është kryer nga ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT, ku pavarësisht situatës së vështirë të pandemisë puna vijon pa u ndalur. Ajo ka publikuar edhe pamje nga salla e reaminacioni ku ndodhet foshnja, e cila tashmë gëzon shëndet të plotë.

“Një tjetër ndërhyrje delikate në zemër tek një fëmijë vetëm 12 ditësh është kryer me sukses nga ekipi i talentuar i kardiokirurgjisë në QSUT, ku puna vijon pa u ndalur, megjithë situatën e vështirë të epidemisë. Erzani i vogël gëzon shëndet të plotë#KrenarePërMjekët”, shkruan Manastirliu.