Lajmi I Fundit : Erdogan Fyt Ne Fyt Me SHBA Shkaku ..

DEuke shprehur reagimin e tij për miratimin e rezolutës, e cila njeh si “gjen;ocid” ngjarjet e vitit 1915, kreu i shtetit turk tha se “ky vendim nuk ka asnjë vlerë, sepse është plotësisht politik”.

“Turqia mund të vendosë sank’sione kur të jetë e nevojshme. Është shumë e rëndësishme për të dyja palët që ShBA-ja të mos ndërmarrë hapa të pariparueshëm në marrëdhëniet e saj me ne. Kur është e nevojshme, ne do të ulemi në tryezë bashkë me delegacionet nga të dy vendet dhe do ta mbyllim edhe Inxhirlikun [İncirlik, baza amerikane në Adana, Turqi], ose Kyrexhikun [Kürecik, radari i alarmit të NATO-s në Malatya). Nëse ata bëjnë gjëra të tilla, ne nuk do të rrimë duarkryq. Turqia nuk është një vend fisnor. Më lejoni ta them me qartësinë maksimale: A është e mundur të mos thuash të njëjtën gjë për indigjenët në ShBA? Historia indigjene është një turp për SHBA-në,” tha Presidenti Erdoan.