Leku leter.. / Iu gjetën 800 mijë euro cash në apartament, si u arrestuan dy shqiptarët në Itali

Leku leter.. / Iu gjetën 800 mijë euro cash në apartament, si u arrestuan dy shqiptarët në Itali

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen se janë të përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës.

Mediat italiane shkruajnë se dy shqiptarëve, përkatësisht 19 dhe 28-vjeç, iu gjetën 800 mijë euro cash në apartamentin ku ata jetonin në komunën Rozzano të Milanos.

Policia dyshon se këto të ardhura vijnë nga veprimtari të paligjshme, kryesisht nga trafiku i drogës.

Në rrugë operacionale, policia kishte siguruar informacione se apartamenti ku u arrestuan shqiptarët përdorej për aktivitete të trafikut të drogës, duke nisur menjëherë hetimet.

Si u arrestuan dy shqiptarët?

Në orët e vona të mbrëmjes nga dera e numrit 109, agjentët e policisë kanë parë dy të rinj të cilët kanë tërhequr vëmendjen e tyre pasi në fillim dukej se ishin bashkë, më pas nisën të ecnin veçmas. Qëndrimi i dyshimtë dhe i paqartë i të dyve ka bërë që policët t’i ndjekin.

Pasi kanë udhëtuar rreth 150 metra, të dy kanë mbërritur në një parking ku i priste një makinë. Njëri nga dy të rinjtë iu afrua makinës, mori një tufë parash që i kishte dhënë personi që drejtonte mjetin, e futi nën xhaketë dhe u kthye në apartament. Shqiptari tjetër, me një çantë shpine mbi supe, qëndroi në parking edhe disa minuta të tjera, duke pritur dikë.

Pas afro 10 minutash erdhi një makinë e dytë, nga e cila doli një burrë i cili doli jashtë automjetit, ndërsa shqiptari me çantën e shpinës hipi në makinë, mori diçka dhe shpejt zbriti. Ai më pas iu drejtua ndërtesës nga e cila ai kishte dalë.

Në atë moment policët e antidrogës vendosën të ndërhynin duke vënë në pranga të riun.

Burimi: Affari Italiani|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania