Leku leter..Shtetin në dorë! Djali i Tom Doshit jeton jetën si “sheik” në Dubai

Fenomeni i fëmijët e pasur të Instagramit, tashmë nuk është vetëm një trend i huaj, por ndodh edhe në Shqipëri.

Fëmijë baballarësh të pasur që “reklamojnë” jetën e tyre luksoze në llogaritë e Instagramit. Nuk mund të mos ta tërheqin vëmendjen edhe djemtë e ish-deputetit Tom Doshi, të cilët bëjnë një jetë “përrallore”.

James dhe Marcos quhen të rinjtë, të cilët pasionin pas makinave të shtrenjta e tregojnë në postimet në Instagram, shkruan Albeu.com.

Së fundmi ka qenë Marcos ai që ka treguar edhe njëherë jetën luksoze teksa ka ndarë në Instagram pamje nga pushimet në Dubai.

Edhe atje nuk mund të mungonin mjetet mijëra euroshe si Rolls-Royce dhe Lamborghini.

Djali i Tom Doshit ka zbuluar në Instagram se gjendet në Dubai dhe se ka darkuar në një ndër restorantet më të shtrenjta në botë.

Kujtojmë se Tom Doshi aktualisht po kërkon të garojë në zgjedhjet e 25 Prillit, por ka hasur në kundërshtin e ambasadores Amerikane, e cila publikisht kërkoi mospjesëmarrjen e tij në zgjedhje./albeu.com/