Letra e vjehrrës për nusen: Të them princeshë se mbretëresha jam vetë…

Përshëndetje e dashur.

E ke be zdi të të them e dashur? Pas të gjithave ti je gati për të hyrë në familjen tonë, do jesh pjesë e jona dhe do kesh të bësh shumë me mua.

Për këtë po të shkruaj një letër duke të shprehur të gjithë respektin, dashurinë dhe interesin dhe jam e gatshme të të gjendem pranë në çdo moment. Nuk me ke kërkuar deri tani asnjë këshillë, mbase nuk ke nevojë por ka disa gjëra që dua të të them. Para se të rrotullisësh sytë dhe të in jo rosh fjalët që kam shkruar të lutem merri në konsideratë.

Jam unë ajo që e kam rritur burrin tënd dhe e njoh shumë mirë, jam ende e martuar me babanë e tij kështu që dua të dish se kam përvojë në këtë gjë. Jam shumë e lumtur për ju të dy dhe jam e bindur se martesa do të jetë sukses i plotë. Unë nuk kam asnjë qëllim tjetër veçse të lumturoj djalin dhe të sjell stabilitet në shtëpi për nipërit dhe mbesat që do të kem. Ka disa parime themelore që dua të ti them dhe mos u ç me nd me to. Nuk është i bukur, nganjëherë djali im është ma ni pul ato r por ai ra në dashuri me ty. Ai dëshiron të kalojë pjesën tjetër të jetës me ty.

Të lutem mundohu ta bësh të lumtur e mos ta më rz itë sh djalin. Burrat thjesht duan vëmendje dhe kujdes të veçantë dhe nëse arrin ti bësh mirë këto, do kesh një martesë të qetë. Ai ka jetuar me mua, babain dhe motrën e tij prej shumë vitesh dhe mund të them që është paksa n ev r ik. Në raste të tilla ti vetëm ruaj qetësinë dhe i nj or oje. Ti do mendosh se unë po mendoj vetëm për të, por ja ti do jesh nusja me vello dhe të gjithë do e kenë vëmendjen tek ty.