“Lul Berishën e qëllova për 150 mijë €”/ U lirua nga Gjykata pasi u dënua me 25 vite, kush është anëtari i bandës së Durrësit

“Lul Berishën e qëllova për 150 mijë €”/ U lirua nga Gjykata pasi u dënua me 25 vite, kush është anëtari i bandës së Durrësit

Gjykata e Matit ka liruar nga qelia anëtarin e bandës së Durrësit Selman Heta. Atij i kishin mbetur edhe 3.6 vite burg dhe lirimi është bërë me kusht.

Selman Heta ishte dënuar 25 vite burg për krimet që kishte kryer në kohën që ishte pjesë e bandës së Durrësit, mes tyre tentativa e vrasjes së Lul Berishës.

“Për të vrarë Lulzim Berishën më kanë ofruar një shumë 100 deri në 150 mijë euro, por m’u bllokua pistoleta dhe munda vetëm ta plagos atë dhe dy personat që po e shoqëronin. Për këtë mora vetëm 25 mijë euro”.

Kjo ishte deklarata e pazakontë që bëri asokohe në Gjykatën e Krimeve të Rënda Selman Heta, i dyshuar si autor i atentatit të Lulzim Berishës më 5 maj të vitit 2005.

Pas disa kërkesave, gjykata në fund pranoi që ta lironte me kusht.

Në 14 janar 2020 u lirua një tjetër anëtar i bandës së Durrësit, Endrit Dokle./ Abcnews.al