Makina e mbushur me para, ndalohet në Kakavijë beratasi që po ikte nga Shqipëria me mijëra euro me vete (Foto)

Makina e mbushur me para, ndalohet në Kakavijë beratasi që po ikte nga Shqipëria me mijëra euro me vete (Foto)

Një 41 vjeçar nga Berati është ndaluar nga Polciia Kufitare në Kakavijë dhe në makinë i janë gjetur afro 45 mijë euro të padeklaruara. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ndërsa pronari është proceduar penalisht.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në të detajuar në vijën e dytë, automjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin A. N., 41 vjeç, banues në fshatin Moravë, Berat.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën të fshehura në gomën rezervë, 44. 500 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A. N. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, njofton Policia.