Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria në zi kombëtare, Shqipëria JO pse?

Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria në zi kombëtare, Shqipëria JO pse?

Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria janë sot në zi kombëtare pas vdekjes së 46 (është raportuar 45 më herët) shqiptarëve të Maqedonisë, në aksidentrin tragjik ditën e djeshme. Ajo që e bën edhe më tragjike ngjarjen është se në mesin e viktimave ka pasur edhe fëmijë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të legjislacionit në fuqi, ditën e djeshme, mori vendim që e mërkura, 24 nëntor 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në shenjë solidarizimi me viktimat që humbën jetën tragjikisht. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut ka shpallur tri ditë zie.

Mirëpo, ndryshe ka ndodhur në Shqipëri. Shteti ynë nuk është sot në një zi kombëtare, edhe pse viktimat ishin shqiptarë të Maqedonisë. Ky vendim, i pamarrë, nga organet kompetente, ka ngjallur shumë zemërim tek qytetarët në Shqipëri, të cilët, siç bëjnë gjithmonë, kanë shpërthyer me komente në rrjetet sociale.