Mbesa i mori burrin, gruaja e futbollisti të njohur rrëfen historinë

Historia e dashurisë së Hulk me mbesën e ish-bashkëshortes së tij pushtoi titujt e mediave.

Futbollisti i famshëm Brazilian braktisi gruan Iran Angelo, me të cilën ka tre fëmijë, për t’u martuar me mbesën e saj, Camila Angelo.

Pavarësisht kritikave dhe paragjykimit të marrëdhënies së tij me Camilan, 34-vjeçari duket se nuk i interesojnë.

Ai publikon foto krah bashkëshortes së tij të re gjatë gjithë kohës në rrjetet sociale dhe duken mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin.

Madje Hulk nuk ngurron të ndajë momente intime me Camilan, teksa shkëmbejnë puthje të nxehta.

Pak kohë më parë, Iran Angelo reagoi ndaj “tradhtisë” së mbesës dhe ish-bashkëshortit duke thënë se: “Ishte sikur të kisha varrosur vajzën time.”

Hulk dhe Iran u ndanë pas 12 vitesh martesë.

Ata njoftuan ndarjen e tyre në korrik të vitit 2019.

Ata kanë tre fëmijë së bashku, Hulk-Ian, Tiago dhe Alice.

Në një postim në Instagram, Irani Angelo shkroi se e kishte konsideruar mbesën si vajzën e saj dhe se ishte e dhimbshme për të, që të pranonte faktin që ajo ishte martuar me ish-bashkëshortin e saj.

“Ishte si vajza ime, fëmija im i katërt.

Unë i dhashë gjithçka që ajo dëshironte kur ishte e vogël dhe i besova asaj,”– shkroi Iran.