Më e lumtur se kurrë! Motra e Elvanës realizon ëndrrën më të madhe të saj në Gjermani!

Motra e Elvana Gjatës, sopranoja Migena Gjata ka hapur shkollën e saj të kantos në Gjermani. Këngëtarja ka ndarë disa foto të saj në Instagram, duke shprehur gjithë krenarinë që ndjen për arritjen e së motrës.

Elvana shkruan se shkolla e këndimit ka qenë një ndër ëndrrat më të vjetra të Migenës, e cila më në fund është realizuar.

“Jam jashtëzakonisht e lumtur dhe krenare që sapo plotësove një nga ëndrrat e tua më të vjetra. Shkolla jote e Këndimit! Në Dusseldorf. Këngëtarët e rinj do të jenë me fat që të punojnë me ty, unë isha!”, ka shkruar ajo krahas fotove.