“Më pëlqen shumë…”/ Fifi përlotet kur flet për Granitin: Nuk kam luajtur me të

“Më pëlqen shumë…”/ Fifi përlotet kur flet për Granitin: Nuk kam luajtur me të

Fifi është përlotur për shkak të situatës që është krijuar në shtëpi dhe ndarjeve të banorëve në grupe. Mbrëmjen e kaluar, teksa fliste me Beatrixin duke i shpjeguar situatën në të cilën ndodhej, pranë tyre u afrua dhe Graniti.

Gjatë bisedës, Fifi e tha hapur se e pëlqen vërtet Granitin, por nuk mund të jenë asgjë më shumë se shokë. Ajo tregoi edhe për ngacmimet që i kanë bërë Sheila me Semin duke thënë se pa u bërë 24 orë që kishin rënë dakord për të qenë shokë, ato kishin nisur ta ngacmonin.

“Unë nuk kam luajtur me këtë njeriun këtu. Më pëlqen shumë me të vërtetë. Ama unë me të nuk funksionojmë. Ne funksionojmë si shokë. Unë dhe ky lidhje nuk mundemi dhe kemi bërë ‘deal’ që me mbet shokë.

Hala nuk ishin bërë 24 orë dhe çohen 2 shoqet e mia duke e ngacmuar këtë. Ke të drejtë, por pse po e ngacmon? A më ke shoqe? Ndërkohë më parë kemi bërë debat, ne nuk ia ngacmojmë shoqeve as atë me të cilin ka folur me të”, u shpreh Fifi ndër të tjera.