Mjekët i thanë nuk do ecësh, 7-vjeçari ngjit malin e shenjtë dhe rrëqeth me fjalët: Besova fort se do bëja dhe ia dola!

Një 7-vjeçar me para lizë cere brale, prindërve të të cilit i ishte thënë se ai kurrë nuk do të mund të ecte, është ngjitur në majën më të lartë në Britani të Madhe, shkruan “Sky”.

Caeden Thomson, nga Northamptonshire, ishte lindur 12 javë para kohës dhe që nga atëherë i ishte nënshtruar në mënyrë intenzive terapive fizikale.

Ai ngjitjen në majën më të lartë në Britani e ka bërë për bamirësi.

Në faqen e tij në “JustGiving”, nëna e tij Lisa, ka thënë se ai ka dashur të jap diçka pasi është ndjerë me fat për gjitha gjërat që ka në jetë.

Caeden është ngjitur në lartësi 1345 në Highlands të shtunën, duke mbledhur më tepër se 8000 funte që i ka dorëzuar për bamirësi.

Ai ishte nisur me përcjellje në ora 9 të mëngjesit dhe arriti në majë në ora 5:30 pasdite.

“Trupi im më dh emb shumë, por jam mirë. Ishte e vështirë”, ka thënë Caeden.