Mjeku Erion Dasho jep lajmin tr.agjik, shuhet një tjetër Mjek: Për mua miku më i ngushtë..

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka ndarë sot lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta si pasojë e COVID të profesorit Feçor Agaçi.

“Sot u nda nga jeta Prof. Feçor Agaçi, mjeku i përkushtuar, profesori i drejtë dhe i ndershëm i Fakultetit të Mjeksisë. Për mua edhe miku më i ngushtë i fëmijërisë së babait tim.

Të qoftë dheu i lehtë, i dashur profesor! Qofsh i kujtuar jo vetëm nga familjarët e miqtë e tu, por edhe nga mijëra pacientët për të cilët u kujdese dhe qindra mjekët e rinj që mësove”, shkruan Dasho.