“Monstrat” që vrasin fëmijë, njëri në burg e tjetri i vetëvrarë! Ardian Përrenjasi tha se vrau dhe zhduku 12-vjeçarin në Laprakë! Jorgo Zani i mori jetën një të mituri

“Monstrat” që vrasin fëmijë, njëri në burg e tjetri i vetëvrarë! Ardian Përrenjasi tha se vrau dhe zhduku 12-vjeçarin në Laprakë! Jorgo Zani i mori jetën një të mituri

ETLEVA DELIA/ Krimi i rëndë që ndodhi të martën në Fier fatkeqësisht nuk ishte i pari që ndodh në vendin tonë, edhe pse një vend me popullsi që sa vjen e tkurret, por që ende vazhdon të prodhojë monstra të tillë si Klodian Çalamani.

Para vrasjes së 8-vjeçarit, edhe të mitur të tjerë para tij, kanë pasur thuajse të njëjtin fat, madje kemi raportuar krime shumë të rënda të kryera ndaj fëmijëve ndër vite. I tillë ishte rasti i 12-vjeçarit Andrea Zani, i cili u vra me hanxhar gushtin e vitit 2016, në fshatin Palasë të Vlorës.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje ishte 30-vjeçari Jorgo Zani, banor i fshatit, i cili kishte shfaqur disa herë çrregullime në sjellje, madje duke shkaktuar edhe incidente. Sipas kryeplakut të fshatit, Jorgo Zani u nxor nga Psikiatria e Vlorës vetëm disa ditë pasi ishte shtruar për çrregullime të shëndetit mendor.

Mjekët në atë kohë thanë se çrregullimet vinin si pasojë e konsumimit të drogës.

“Ai ka shfaqur herë pas herë çrregullime në sjellje. Pak kohë më parë, ai ka ngacmuar një turiste në qendër të fshatit. Kishte rrahur keq edhe një fëmijë 9 vjeç. Por, ka shkaktuar edhe incidente të tjetra. Pas këtyre ngjarjeve, njoftuam Policinë që ta merrnin dhe e çuan në Psikiatri”, shprehej kryeplaku.

Zani u arrestua dhe u dërgua në burg, por një vit më vonë u vetëvra. Ai qëndronte i izoluar në Burgun e Zaharisë në Krujë, ku arriti t’i shpëtojë vëmendjes së rojeve në oborrin e burgut, u ngjit në tarracën e katit të dytë nëpërmjet shufrës së hekurit, më pasi u hodh në oborrin e burgut, duke ndërruar jetë menjëherë.

E në një tjetër ngjarje më të hershme, të ndodhur marsin e vitit 2013 në Tiranë, Policia parandaloi vrasjen e një fëmije, por zbuloi se një tjetër ishte vrarë. Bëhet fjalë për Ardian Përrenjasin, në atë kohë 45 vjeç, që po tentonte të vriste një fëmijë, brenda shtëpisë së tij në Laprakë. Policia tha në atë kohë se në vlerësim të informacioneve menjëherë u ndërhy në banesën e tij, ku fëmija u gjet i fshehur në një ambient të mbyllur të banesës, si dhe shtetasi Adrian Përrenjasi, i cili ka bërë përpjekje për t’iu fshehur kontrollit të Policisë.

Gjatë kontrollit dhe këqyrjes së banesës së Përrenjasit, u fiksua një litar i varur e i lidhur në formë laku, si dhe një thikë, të cilat janë përdorur nga autori për të ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijës.

“Gjatë një pune intensive në një kohë rekord, Policia grumbulloi prova të mjaftueshme dhe të pakontestueshme, që shtetasi Ardian Përrenjasi është autor i dyshuar i vrasjes dhe më pas zhdukjes së trupit të të miturit J. Çela, 11 vjeç, i deklaruar i humbur më datë 30 nëntor 2012.