“Mumajesi ka 3 vjet që nuk e mbledh dot veten nga lidhja me Fifin”, Flori reagon direkt pas ironisë së Flavio Qarrit

“Mumajesi ka 3 vjet që nuk e mbledh dot veten nga lidhja me Fifin”, Flori reagon direkt pas ironisë së Flavio Qarrit

Duket se gazetari Flavio Qarri dhe Flori Mumajesi janë përplasur virtualisht. Dhe duket se e gjitha ka ardhur pas situatës së Fifit mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP”. Çfarë ndodhi?

Ishte Flavio ai që postoi më herë ditën e sotme një status në Instastory ku shkruante: “Flor Mumajesi vetëm u përfol për lidhje me Fifin dhe ka 3 vjet që nuk po e mbledh veten”. Kështu, ai ironizonte gjendjen e saj shëndetësore, duke e konsideruar si “të padurueshme”.

Dhe duket se këtij statusi, Flori i është përgjigjur me dy statuse po në Instastory. Në mënyrë indirekte dhe duke ironizuar, ai shkruan: “Nardi do thoshte: “Puseta pa kapak qelb”” dhe “Unë kur isha i vogël flija shumë vonë maksimumi në orën 21:00”. Duket se artisti ka ironizuar faktin që prej vitesh Flavio ka moderuar një emision mëngjesi.