Mustafa: Qeverinë mund ta bëjë edhe partia e dytë, kështu kishte deklaruar edhe Kurti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se qeverinë mund ta formojë edhe partia e dytë. Madje Mustafa tregon se edhe Kurti mendonte dikur kështu duke thënë se kushdo që del i pari nuk është mbret. “Është e qartë se Gjykata Kushtetuese ka thënë se qeverinë mund ta bëjë edhe partia e dytë, e tretë, apo e katërt. Kështu e ka interpretuar edhe vet Kurti në vitin 2014, ai ka thënë se kushdo që del i pari nuk është mbret”, është shprehur Mustafa SHT1PE REK1AM DHE SH1KO V1DEON: