Nderohet e Shenjta Nënë Tereza, lajmin e mirë e jep Kryeministri Rama/ Amaneti i saj për shqiptarët u përmbush

Kryeministria – Në përvjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, ekspozohet në COD një prej dorëshkrimeve origjinale të saj me pasazhe në shqip.

“Zemra jeme ka ni dishir të madhe me ardh në Shqipni”, shkruan Nënë Tereza në letrën për autoritetet shqiptare, ku kërkonte të prekte tokën e atdheut që gjithë jetën e mbajti në zemër.❤️

Trashëgimia që Shën Tereza na la dhe porosia e saj për të ndezur një qiri në vend se të mallkojmë errësirën, janë një burim drite e frymëzimi për të lënë gjurmën tonë në rrugën e kësaj jete që na është dhënë përkohësisht